“PS nuk ka vendim për Xhaçkën”, Peleshi: Do t’i drejtohemi Venecias për interpretim

10 Shtator 2024 | 11:14

Kryetari i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi tha për mediat pas mbledhjes së grupit se PS nuk ka një vendim politik lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Ai theksoi se PS do t’i drejtohet Komisionit të Venecia për interpretim jo lidhur me këtë çështje, që siç tha është në rrugën e vet, por për raste të tjera që mund të shfaqen në të ardhmen.

“Kjo çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS pasi ne nuk e trajtojmë këtë si vendim politik. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për të gjithë deputetët, do lexohet personalisht nga çdo deputet dhe jo nga PS. Do i drejtohemi Komisionit të Venecias jo për këtë çështje, që është në rrugën e vet dhe do votohet në seancë, do i kërkojmë një mendim duke u nisur nga kjo çështje në parim për çdo situatë tjetër që mund të paraqitet në të ardhmen”, tha Peleshi

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026