PS propozon 20 korrikun për Kongresin, çfarë pritet sot në mbledhjen e Asamblesë

11 Qershor 2024 | 11:24

Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e sotme në orën 17:00 mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të saj.

Kjo mbledhje do të mbahet online dhe pritet të miratojë datën 20 korrik të propozuar nga PS për mbledhjen e Kongresit të partisë.

Po ashtu bëhet me dije se në rend të ditës do të jetë fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ndërkohë mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti do të flasë sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Asambleja e PS, e mbledhur 3 muaj më parë vendosi edhe për zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste me 1 anëtar 1 votë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026