PS takim me emigrantët në Milano, Rama: Kemi në dorën fatin evropian të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të diel takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi. Ky është takimi i dytë në Milano i krysocialistit në kuadër të turit të diasporës. Dy javë më parë, ai zhvilloi dy takime me emigrantët në Greqi, fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë.
Në nisje ë fjalës së tij kryeministri italian u surpriza nga ish-futbollisti i juventusit Alesio Takinardi, i cili i dhuroi kryeministrit shqiptar fanellën e juventusit me numrin 5, duke i thënë se ky numër do i japë fat në zgjedhjet e 11 majit.
“Motra dhe vëllezër, jam shumë mirënjohës që, sot në një ditë pushimi dhe në një orë ku mund të bënit plot gjëra të tjera keni zgjedhur të vini këtu. Ju jam thellësisht mirënjohës të gjithëve. Është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që ju dhe gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi për të zgjedhur pa pasur nevojë të vini në Shqipëri. Më vjen mirë që edhe këtë, siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet. Tani çdo shqiptar e shqiptare ka mundësinë të shpreh vullnetin e vetë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ishte fati ynë, fati i shqiptarëve të na sillte në një zgjedhje që është në një përballje përfundimtare me historinë tonë, duke na dhënë ne shqiptarëve të sotëm shansin që me një votë të ndryshojmë rrjedhën e historisë. Një votë për të bërë histori, një votë për të ndryshuar kahun e historisë, një votë për të shënuar veten në histori për atë që ne së bashku duam të arrijmë.
Këto zgjedhje janë një udhëkryq mes një votimi për partinë që do të udhëheqë 4 vite dhe një votim historik për Shqipërinë që në 4 vite ne mund ta bëjmë zonjë anëtare të familjes së bashkuar evropiane”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme