PS vendos t’u ndërpresë mandatin kryetarëve të degëve

4 Prill 2022 | 14:36

Partia Socialiste ka vendosur të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partisë.

Procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj-15 Qershor.

“Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin  e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e marrë nga socialistët.

Kongresi i Partisë Socialiste pritet të mbahet në datën 9 prill.

Për herë të parë do të ngrihet sekretariati ekzekutiv në nivel bashkie. Roli i tij do të jetë raportimi nga baza e partisë në selinë qendrore.

Në statut do të përcakohet edhe roli i drejtuesit politik të qarkut duke i dhënë këtij atributet e drejtimit më të lartë politik të strukturave të partisë në nivel qarku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026