“Pse Bejko është më i mirë se Këlliçi?”, debat mes gazetares dhe avokatit të PD-së
Kandidatët e PD-së për Tiranën janë kthyer në temë debati në emisionin “Review” në Euronews Albania mes gazetares Alba Alishani dhe përfaqësuesit të PD-së së kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, Rezart Kthupi.
Alishani i është drejtuar avokatit duke i thënë se a i plotëson Roland Bejko kriteret për kandidat për Tiranën, ndërsa Kthupi i është përgjigjur se është më i mirë se Belind Këlliçi.
Pjesë nga biseda:
Alishani: Rithemelimi kishte një filtër dhe ishin primaret, cili është filtri që keni përdorur për Bejkon dhe Godolen
Avokati: Nuk është pretendim që Bejko është më i mirë se Këlliçi, është gjykim. Tirana është një nga bashkitë më të mëdha në vend.
Alishani: Besoj se është çështje emrash. Kandidat për numër, për t’u ulur në karrige dhe për të dalë për të paraqitur programin? Nuk mjafton emri. I plotëson kriteret Bejko?
Avokati: Besoj se po. Në cilat filtra ka kaluar kandidatura juaj?
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit