Pse Berisha nuk u fut në grupin e PD? Kuvendi i përgjigjet Gazment Bardhit
Kërkesa për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike trazoi jo pak ujërat në politikën në fund të javës së shkuar.
Gazment Bardhi dorëzoi kërkesën në Kuvend, duke kërkuar që bashkë me Berishën të riktheheshin edhe deputetët e tjerë që përgjatë betejës 3 vjeçare në Partinë Demokratike ishin pezulluar apo përjashtuar nga grupi parlamentar.
Por nëse për të gjithë deputetët e tjerë demokrat që i janë bashkuar Rithemelimit vendimi i Bardhit është reflektuar, duke i përfshirë ata në grupin parlamentar demokrat, për Berishën kjo gjë nuk është zbatuar.
Në përgjigje të interesimit nga Euronews Albania, burime nga Kuvendi bëjnë me dije se arsyeja e mos regjistrimit të Berishës në grupin parlamentar demokrat është për shkak se kërkesa është bërë për revokimin e çdo mase përjashtimi, por në këtë legjislaturë të dalë nga zgjedhjet e 2021, Sali Berisha nuk ka qenë në asnjë moment anëtar i këtij grupi.
Ndërkohë, më herët gjatë fundjavës, për përfshirjen e Berishës në grupin parlamentar demokrat, reagoi mjaft ashpër edhe Lulzim Basha. Ky i fundit, u shpreh se një vendimmarrje e tillë, është tregues dhe prova e radhës për pazarin Berisha-Rama.
Mbetet për t’u parë hapat që do të ndjekë grupi parlamentar demokrat pas kësaj qasje të Kuvendit, në kushtet që Sali Berisha mungon në seancat pleanare që prej 30 dhjetorit 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane