Pse është quajtur “pianistja fluturuese”? Artistja greke emocionon me rrëfimin e saj
Pianistja greke Elena Xidia, ndryshe “pianistja fluturuese” është e njohur për promovimin që i bën natyrës ndërsa luan në piano.
Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania ajo tregoi se nga e ka marrë këtë emër.
“Më kanë vënë shumë emra gjatë vitit të fundit. Pianistja fluturuese është emri që përsëritet më shpesh sepse ne kemi qenë të parët që kemi performuar në piano, 50 metra mbi liqen dhe prandaj njerëzit ma kanë ngjitur këtë nofkë. Unë quhem pianistja fluturuese, por unë në fakt jam thjesht një pianiste e zakonshme që luaj muzikën time,” – u shpreh Xidia.
Ditët e fundit xhiron e mediave greke e kanë bërë pamjet e veçanta në peizazhin e bukur natyror të Kosturit në një aktivitet të organizuar nga bashkia e këtij qyteti me pianisten e njohur greke Elena Xydia.
Ajo i bie pianos në mes të liqenit të Kosturit, mbi një platformë të posaçme lundruese. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të përpjekjes për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të qytetit dhe Xidia ka krijuar një spektakël të mrekullueshëm së bashku me regjisorin Paschalis Mantis.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret