Pse Grida Duma la mandatin? Hoxha: Disa deputetë janë lodhur, kërkojnë rrugëzgjidhje

8 Nëntor 2022 | 11:49

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar lënien e mandatit të deputetes Grida Duma.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se një pjesë deputetësh janë lodhur nga situata politike pa shpresë në PD dhe po mundohen që të gjejnë rrugëdalje.

Më tej ai tha se Grida nuk se s’do kthehet kurrë në politikë, ndërsa shtoi se kjo e fundit mund të garojë prapë në zgjedhjet e 2025.

“Kjo është pjesë e një grupi deputetësh të cilët kanë ngelur në një tokë asnjanëse, në luftën brenda llojit në PD-s. Duket se nuk ka shpresëdhënëse në PD. U shua shpresa e negociatave. Grida gjeti një shkak dhe u largua dhe thelbi i saj ishte se nuk mund të rrinte më në një llum. Mendoj se është lodhur shumë  pjesa e politikës në PD, saqë të gjithë mundohen të gjejnë rrugëdalje.

Unë e lexova më shumë si një mbyllje të pjesëmarrjes së saj që nuk e shoh si përfundimtare. Ajo nuk tha se nuk do të kthehem më kurrë, e shoh prapë gati për vitin 2025”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026