Gazetari për lënien e mandatit nga Grida Duma: Nuk ka asnjë fitore individuale

8 Nëntor 2022 | 11:09

Gazetari Lavdrim Lita thotë se Grida Duma nuk shkëlqeu në Partinë Demokratike, duke mos arritur të fitojë personalisht si deputete apo drejtuese politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se lajmi për lënien e mandatit nga ana e saj, është normal.

“Besoj se është një lajm deri diku normal. Nuk është se Grida Duma si deputete, drejtuese politike apo si ish-kandidate për Bashkinë Durrës ka shkëlqyer apo ka ndonjë fitore të jashtëzakonshme. Shpresoj që karriera e saj e ardhshme të jetë më e suksseshme sesa ajo në politikë”, theksoi ai.

Grida Duma e cila në një dalje për mediat njoftoi se ka lënë mandatin e deputetes tregoi se çfarë nuk do i fal politikës.

Ajo u shpreh se politika e llumit dëmtoi dhe djalin e saj, ndërsa shpreson që këto goditje të kenë qenë mësim për të.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026