Pse ishin të shtrenjta biletat në ndeshjen Shqipëri-Serbi, flet përfaqësuesi i FSHF
Është mbajtur këtë të hënë Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku u mbajt seancë dëgjimore me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për diskutimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”.
Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa ngriti dy probleme të cilat janë diskutuar lidhur me ndeshjen Shqipëri-Serbi e cila u mbajt të shtunën në stadiumin “Air Albania”. Ajo tha se shqetësimet kryesore kanë qenë çmimet e biletave dhe mos lejimi i tifozëve kuq e zi për të marrë biletat si ka bërë më parë.
Anëtari i komunitetit ekzekutiv të FSHF tha se tregun e biletave e ka vendosur kërkesa e madhe.
“Unë jam Envi Hicka, jam anëtar i komunitetit ekzekutiv të FSHF. Unë mendoj se fryma me të cilën duhet që qeveritë ti zgjaten sportit, duhet ta shrijnë dorën sa më pak, pasi kjo është një punë private. Unë kam gati 20 vite që përpiqem për këtë liri.
FSHF nuk ka kënaqësi që të mbeten njerëz të pakënaqur. FSHF duhet të maksimalizojë produktet e saj nga ana ekonomike dhe kur ka një kërkesë të caktuar, oferta duhet ti përshtatet kërkesës”,-tha Hicka.
Ai tha se në këtë rast vendosën që asnjë tifoz të mos ishte tifoz i dorës së parë apo i dorës së dytë, pasi kërkesa ka qenë shumë e madhe, ndërsa kapacitetet nuk janë të pafundme. Ai tha se ky neutralitet te tifozeria do të vijojë të jetë e njëjtë dhe rastësia do vendosë për zgjedhjen e biletave.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore