Pse kundërshtohet Ziberi? Opozita shqiptare në RMV para zyrës së Avokatit të Popullit
Avokati i popullit në Maqedoninë e Veriut Naser Ziberi, u betua para Parlamentit, për të ushtruar detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm por, emërimin e tij nuk e ka pritur mirë opozita shqiptare në Parlament.
Ata akuzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Ziberin se kanë bërë politikë me këtë post që duhet të jetë i pavarur, kjo pasi Ziberi ishte kandidat i BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut vetëm gjashtë muaj më parë.
“A ka ndonjë njeri normal në shtet i cili beson se njeriu i cili ka bërë fushatë dhe ka ftuar në mënyrë publike që të votohet partia në pushtet do t’i mbrojë qytetarët nga ato instanca të shtetit që janë të udhëhequra pikërisht nga ata njerëz që ky person që u zgjodh avokat i popullit ka brë fushatë bashkarisht,” – tha Halil Snopçe në një intervistë për Euronews Albania.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut tha se detyra e avokatit të popullit nuk mund të ushtrohej kurrsesi me profesinalizëm dhe seriozitet nga Naser Ziberi.
Sipas tij zgjedhja e Ziberit është në vijueshmëri të kapjes së institucioneve të shtetit pasi avokati i popullit lidhet drejtpërdrejtë me të qenët apolitik, gjë që sipas Snopçes nuk përmbushet nga zgjedhja aktuale.
Kjo është dhe arsyeja se përse ky vendim do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, siç sqaroi Halil Snopçe.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti