Pse po ikin shqiptarët? Olli: Nuk ka më debate politike!
Gazetari Leonard Olli tha në një intervistë për Euronews Albania se sot mungojnë debatet politike.
Sipas tij mazhoranca nuk pranon të dalë në debate televizive. Në këto kushte shqiptarët largohen nga vendi sepse nuk kanë alternativë as për të zgjedhur, as për të besuar.
“Politika shqiptare më shumë kujdeset t’u mbushë mendjen që ka realizuar ato që ka premtuar dhe jo që të kujdeset për të realizuar ato që duhen realizuar, qoftë edhe pjesërisht sepse nuk mund të bëhen të gjitha me shkopin magjik.
Gjithë kjo qasje vjen si rezultat i shmangies në mënyrë absolute nga debati real politik. Ne si rrallë herë sot kemi një mungesë absolute të përfaqësuesve të mazhorancës në debate televizive. Zero, refuzojnë të gjithë të shkojnë. Është zero sepse nuk ekziston koncepti politik i debatit, pra urdhri politik në kampin e tyre të trajtimit të fushatës është zero përballje dhe kjo për ata është e trishtë, ndërsa për ne të gjithë është domethënës,” – u shpreh Olli.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit