Pse po sulmohet Klan Kosova? Gazmend Syla zbulon arsyet: Duan të na hapin telashe…
Drejtori i informacionit të Klan Kosovës, Gazmend Syla ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur rreth pezullimit për herë të dytë të Klan Kosovës.
Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka njoftuar se është anuluar vendimi i marrë vetëm një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova Sh.P.K. duke bërë që vendimi për pezullimin të mbetet në fuqi. Ky veprim sipas Gazmend Sylës tregon se televizionit duan ti hapin telashe.
“Kjo që ndodhi sot është skandal, krejtësisht e papritur. Ne rregulluam të gjitha ato që na kërkoi si agjencia edhe KKM-ja. Bëmë gjithçka që u kërkua në një afat rekord të shpejtë dhe na erdhi konfirmimi se ne jemi në rregull, pra u përmirësua ajo që u kërkua, u morr vendimi për shfuqizimin e pezullimit, ndërsa sot nga ora 10 na erdhi një e-mail me emër të ri, si të ishte emër privat dhe jo në emër të agjencisë.
Nuk po e kuptoja ç’po ndodhte dhe se si është e mundur që në të njëjtën ditë një agjenci të marrë vendime të ndryshme”,-tha Syla duke shtuar se vetëm ditën e fundit u ndryshua kreu i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, dhe ajo që u vendos është motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje e cila mori si vendim që Klan Kosova të pezullohet përsëri.
“Nuk dua të them se kishte direktiva direkte nga dikush, por po shihet se ashtu ka qenë. Se vendimi i saj për të shfuqizuar direkt vendimin e një dite më parë të marrë nga paraardhësja e parë. Ne menduam se pezullimi i parë ishte vërtetë për të rregulluar një procedurë, por mesa duket qëllimi paska qenëq që televizionit tonë t’i nxirren telashe e mbase në një fazë të mëvonshme të mbyllet krejt. Kjo është shqetësuese, e rrezikshme dhe e palogjikshme”,-tha Gazmend Syla.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit