Pse SHBA-ja ka lejuar kaq pak refugjatë ukrainas?
Më shumë se 3 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Rusisë. Shumica prej tyre kanë shkuar në Poloninë fqinje.
Rreth 690 prej tyre kanë shkuar në SHBA që prej tetorit të vitit 2021. Pra, asnjë ukrainas nga ata 3 milionë që janë larguar prej luftës nuk ka shkuar në SHBA.
Pse nuk janë lejuar më shumë? Është një histori burokracish. Administrata Biden nuk ka mundur ta ndryshojë sistemin e prishur të emigracionit pavarësisht dëshirës për të mirëpritur refugjatët.
“Unë do të mirëpres refugjatët ukrainas,” tha Presidenti Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë më 11 mars.
Por aktualisht nuk është e mundur që familjet amerikane të ndihmojnë refugjatët ukrainas. Burime të shumta kanë thënë për CNN se administrata po diskuton mënyrat për të ndihmuar refugjatët ukrainas t’i bashkohen anëtarëve të familjeve që jetojnë në SHBA.
Javën e kaluar presidenti i Polonisë i kërkoi zv. presidentes Kamala Harris të përshpejtojë dhe thjeshtojë procedurat që lejojnë ukrainasit me familje në SHBA të shkojnë atje.
Duhen vite për t’u bërë refugjat në SHBA. Procesi zgjat kaq shumë për shkak të kohës së përpunimit dhe shqyrtimit që kërkohet, duke lënë opsione të kufizuara, zakonisht që kërkojnë kohë për ukrainasit që kërkojnë të hyjnë në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng