Pse u arrestua Veliaj/ Avokati tregon procedurat: Çfarë ndodh brenda 72 orëve

10 Shkurt 2025 | 15:50

Avokati Leonard Karaj, i ftuar në një lidhje live për Euronews Albania, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai theksoi se me akuzat që janë ngritur ndaj tij, ishte e pamundur që Veliaj të mos përballej me një masë sigurie si ajo e masës së arrestit.

“Brenda 72 orëve, Veliaj do të dalë para gjykatës për masën e sigurimit. Avokati do të kërkojë një masë më të butë, por nuk besoj se mund të ketë një masë tjetër për Veliajn. Kam qenë shumë kritik ndaj SPAK-ut, por po them që veprat penale për të cilat, sipas SPAK, akuzohet Veliaj, ishte pamundur që të mos kishim një masë ndaj personit”, tha Karaj.

Ai gjithashtu u shpreh se Veliaj është akuzuar për vepra penale të rënda, që e vendosin atë në një gamë dënimesh që variojnë nga 3 deri në 30 vite burg, duke bërë të pamundur që të mos merrej një masë sigurie për të. Karaj nënvizoi gjithashtu se është hera e parë që një person me kaq shumë pushtet është arrestuar në zyrën e tij, duke e cilësuar këtë si një veprim të SPAK që “e ka ngritur stekën aty ku i takon të qëndrojë”.

“Personat e tjerë të akuzuar e kanë akuzën më të lehtë, por nuk dihet si mund ta klasifikojë nesër prokuroria, pasi mund t’i bashkojë si grup i strukturuar kriminal”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026