Pse u thirr Meta në SPAK? Gazetari: Kush është bërë i penduari për çështjen CEZ-DIA

Eni Ferhati
22 Shkurt 2023 | 21:12

Gazetari Eni Ferhati thotë se është e paqartë nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë për çështjen CEZ-DIA.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati u shpreh se mundet që Elvis Mataj, një njeri i afërt i ish-presidentit Ilir Meta, mund të ketë treguar fakte të reja për këtë çështje.

“Është e paqartë nëse SPAK-u ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë, që i ka treguar Prokurorisë së Posaçme fakte të reja për implikimin e zotit Meta apo dhe zyrtarëve të tjerë të kohës që kanë qenë në funksione në atë kohë. Bëhet fjalë për Elvis Matjan, i cili rezulton ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA, njeri i afërt me Kastriot  Usmailajn dhe ish-kreu i LRI-së në vitin 2005.

Sot zoti Meta e cilësoi atë një mashtrues të përzënë nga LSI-ja. Në dijeninë time, ky shtetas nuk ndodhet në territorin shqiptar, nuk dihet nëse SPAK-u mund të ketë arritur të përfitojë nmdonjë dëshmi apo ta ketë kthyer këtë shtetas në të penduarin e drejtësisë”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026