“Pseudonimi Gucci”, zyrtari kolumbian rrëfen historinë e arrestimit të shqiptarit

18 Dhjetor 2022 | 21:09

Denis Savri ose Denis Kliromani, i njohur me pseudonimin “Gucci”, është një nga shqiptarët i cili u arrestua në Kolumbi me kërkesë të Interpolit.

Kreu i Qendrës Kombëtare për Analizën Kriminale, Hetimin Penal dhe Interpolin, Diego Fernando Leon Suarez tregoi në Review se nuk kishin një informacion të saktë për aktivitetin kriminal të Denisit.

“Autoritetet ndërkombëtare kishin interes të veçantë për arrestimin e tij,” – tregoi Suarez.

Ai shtoi se  janë në dijeni që ka një komunitet shqiptar në Kolumbi. Sipas tij ka njerëz që jetojnë atje komfort ligjeve, siç ka dhe persona të tjerë që janë të përfshirë në aktivitet kriminal.

“Në vitin e fundit kemi realizuar kapjen e 3 personave me origjinë shqiptare. Ne po studiojmë lidhjet që kanë shqiptarët me organizatat kriminale. Megjithatë nuk ka prezencë të strukturave kriminale nga Shqipëria apo Ballkani. Janë thjesht të dërguar që kanë për detyrë të vendosin kontakte për të materializuar trafikimin,” – u shpreh Suarez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026