PSG dhe Chelsea përballen të dielën, trajnerët analizojnë sfidën
PSG dhe Chelsea po i japin fund përgatitjeve në prag të ndeshjes së shumëpritur, finales së kupës së botës që mbahet të dielën. Dy ekipe me rrugëtime të ndryshme, francezët që kanë fituar cdo kompeticion të mundshëm, por dhe blutë e Londrës të cilët kanë bërë mirë së fundmi.
Pavarësisht diferencave të dukshme mes tyre, trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.
“Ka qenë një sezon historik dhe duam ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Vetëm njerëzit që nuk e njohin Chelsean do ta cilësonin këtë si një ndeshje thjesht për statistikë. Ata kanë një trajner që unë e admiroj vërtet. Është një skuadër e plotë. Do të hyjmë në ndeshje duke dhënë 100 për qind”, tha Luis Enrique.
Në anën tjetër, Enzo Maresca kërkon kujdes nga të tijët, ndaj një skuadre që vret në kundërsulm.
“Ajo që më shqetëson te Paris Saint–Germain është ajo që më shqetëson te çdo ekip. Mundohem ta ndihmoj ekipin të përgatitet për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, t’u jap lojtarëve të gjithë informacionin e mundshëm, në mënyrë që ata të mund të performojnë në fushë, dhe ky është shqetësimi im më i madh. Mundohem ta përgatis ndeshjen, përpiqem të respektoj çdo ekip”, deklaroi Enzo Maresca.
Parizienët janë favorit të padiskutueshëm në letër, por futbolli mbetet gjithmonë sporti më i paparashikueshëm. Gjithashtu Luis Enrique nuk ka në dispozicion një prej lojtarëve më kyc, mbrojtësin Pacho, si dhe Lucas Hernandez, të dy të ndëshkuar me karton të kuq.
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij