Psikologia tregon rastin: Doli dje nga burgu i Elbasanit dhe kreu dhunë në familje
780 të dënuar u liruan nga burgu ditën e djeshme ndërsa për 2662 persona të dënuar me shërbim prove u mbaroi dënimi. Ndërkohë për protestuesit e opozitës që u pushohet çështja janë 232.
Psikologia Eriona Hoxha tha në emisionin GoodMorning Albania në rastin e individëve që lirohen nga burgu gjëja më e rëndësishme është se sa është punuar brenda institucionit për rehabilitimin e tyre në mënyrë që të jenë të aftë të përballen me realitetin jashtë.
Ajo tregoi rastin e një të burgosuri që u lirua 1 ditë më parë nga burgu i Elbasanit dhe bëri sërish të njëjtën vepër penale për të cilën ishte dënuar, dhunë në familje.
“Ndoshta sot në mëngjes disa familje mund të jenë zgjuar të lumtura por disa janë zgjuar me lot në sy. Jo me larg se dje një individ që ka dalë nga burgu i Elbasanit ka bërë sërish të njëjtën vepër penale, dhunë në familje, ishte dënuar disa herë për dhunë në familje. Ajo që unë gjithmonë mendoj për pjesën e burgut është pjesa e rehabilitimit, se sa realisht punohet. Duhet parë edhe mundësia e integrimit të këtyre individëve jashtë, sa merren me këtë pjesë autoritetet brenda burgut. Nëse të del dikush 30-35 vjeç duhet t’i ofrohet ndihmë psikologjike dhe ekonomike, nuk e di sa forcohen këta individë për tregun jashtë”, tha psikologia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit