Psikologu i policisë: Bullizohen ata nxënës që refuzojnë grupin e drogës
Elidon Shehu, psikolog në policinë e shtetit është shprehur se 40 të mitur janë të proceduar penalisht për shkak se janë kapur duke shpërndarë drogë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se një fenonem shqetësues është dhe bullizmi që sipas tij bullizohen ato nxënës që refuzojnë grupin e drogës.
Ai shtoi se kjo është një arsye kryesore që fëmijët të bëhen pjesë e këtij grupi e më pas të merren me shpërndarjen e drogës.
“40 të mitur janë të proceduar për shpërndarjen e drogës në shkolla. Një nga arsyet është aventura që përdorin me shoqërinë. Fenomen shqetësues kemi bullizmin, pra nëse ky i ri nuk futet në këtë grup që konsumon lënë narkotike apo cigare, do të fillojë të bullizohet, pra nuk pranohet. Dashur pa dashur këto persona tërhiqen nga këto grupe. Një minoren merr 1 mijë lekë të vjetra për një qese që e ndan”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:06 Dosja sekrete: Si i vlerësonte Kremlini, Nigel Farage dhe Boris Johnson
- 22:02 Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:02 “2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
- 21:59 Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar
- 21:50 Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 21:41 Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia