Publikohet foto e Lulzim Berishës pas arrestimit në Spanjë
I shumëkërkuari Lulzim Berisha është arrestuar këtë të enjte (14 dhjetor) në Spanjë. Lajmi është bërë publik nga Policia e Shtetit përmes një komunikate zyrtare për shtyp.
Euronews Albania ka sigurar dhe foton e parë të ish-kreut të bandës së Durrësit pas arrestimit nga autoritetet spanjolle.
Policia e Shtetit po vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit drejt Shqipërisë, me qëllim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në burg.

Lulzim Berisha u arrestua për herë të parë në 6 prill 2006, ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza, përfshirë krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera pas trazirave të vitit 1997 dhe deri në vitin 1999.
Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate.
Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.
Por, Gjykata e Lartë, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm Berishës dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.
Lulzim Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para se t’i përfundonte afati.
Në vitin 2020 Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura pas dëshmiev të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.
Më pas, më 7 dhjetor 2021, Gjykata e Lartë vendosi rikthimin në burg të Lulzim Berishës.
Edhe Gjykata Kushtetuese, më 27 maj 2022, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për rikthimin në burg të ish-kreut të bandës së Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç