Publikohet video e Milan Radoiçiç duke udhëhequr grupin terrorist në Kosovë
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka publikuar në rrjetin social facebook, një video ku shihet nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, në krye të terroristëve që sulmuan policinë e Kosovës.
Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për Euronews Albania, Sveçla deklaroi se Radoiçiç, një ndër njerëzit më të afërt të Vuçiç, është aktualisht duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin ushtarak të Beogradit.
“Personi që shihni në video duke folur me radiomarrës është Radoiçiç. Ai është në krye të grupit të terroristëve duke i drejtuar ata. Po ta shihni në video, në momentin që shohin dronin ata largohen”, tha Sveçla në Euronews Albania.
Sveçla theksoi se qëllimi i Vuçiç ishte që përmes një destabilizimi në veri të Kosovës ta detyronte Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar të pranonin kërkesat e tyre. Sipas tij Vuçiç po planifikonte të aplikonte në Ballkan taktikën që Putin përdori në Donbas në vitin 2014.
“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.
Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.
Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, shkroi Sveçla në facebook në mbishkrimin e videos.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit