Punësimet në administratë ‘përplasin’ Ervin Bushatin me Adri Nurellarin

16 Shtator 2021 | 22:17

Rritja e punësimeve në administratën publike vitin e fundit është shoqëruar me debate të shumta.

Kjo temë u diskutua në “Baromteri” në Euronews Albania, ku të pranishmit hodhën vështrime të ndryshme mbi këtë qasje.

Politologu Adri Nurellari tha se janë shtuar rreth 12 mijë të punësuar në administratë. Ai tha se shumica e tyre janë punësime që janë bërë për qëllim elektorale.

“Janë shtuar 12 mijë të punësuar. Hamendësohej dhe pritej që kjo qeveri do të kishte  shumë më pak të punësuar, por këtu kemi punësim politik, kemi fryrje të administratës për arsye elektorale. Sektori publik është punëdhënësi më i madh. Ka një kthim pas dy dekada”, tha Adri Nurellari.

Ervin Bushati nga Partia Socialiste tha se partitë e majta e kanë në filozofinë e saj rritjen e punësimeve në shtet.

Ai u shpreh se në kohët siç ishte pandemia e COVID-19, njerëzit kërkojnë përgjigje të shpejtë ndaj sfidave të tilla.

“Ti ke ardhur me një paragjykim që fajin e ka politika. Ne jemi forcë politike e majtë, që besojmë tek rritja e pjesëmarrjes së shtetit. Ne besojmë te roli i shtetit, sidomos në momente të tilla të vështira. Ne të majtët i punësojmë, në kohë të tilla njerëzit kërkojnë përgjigje të përbashkët për sfida që janë të përbashkëta. Sot e majta po avancon. Shteti i majtë po punëson më shumë njerëz”, the Ervin Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025