Pushimet, të lira për të huajt, të shtrenjta për shqiptarët
Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte turizmi në Shqipëri.
Ndër problemet kryesore që has industria e turizimit, është ndotja e mjedisit, muzika e lartë dhe shembjet e ndërtimeve pa leje.
Në vendin tonë, papastërtia ka qenë më e dukshme për arsye të ndërsjella mes kulturës së individit dhe shërbimit të qeverisjes. Ndoshta, për këtë arsye qeveria ka futur në portofolin e një ministrie edhe turizimin, edhe mjedisin, që të dy bashkë të mbrohen e të promovohen njëkohësisht. Ndërsa për të tjerat, ndërgjegjësimi duhet parë në vijim.
“E vetmja gjë që do kërkoja, është kujdesi që ky sezon të mos ketë problem me pastërtinë, me qarkullimin dhe trafikun rrugor, me zhurmat, shembjet etj. Pra, përkujdesje të asaj që është bërë që të mos ketë probleme gjatë sezonit”- tha Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë.
Për të shkuar me pushime, çdokush bën llogaritë e veta se ku dhe sa ditë mund t’i përballojë ato. Çmimet e restoranteve apo shezloneve në plazhe të ndryshme, bëhen objekt komentesh cdo vit, në fillim apo në pik të sezonit veror. I gjithë debati për këtë aspekt, lind nga faturat që fotografohen në plazhet e jugut.
“Nëse Shqipëria ka pasur dhe ka çmime, jo të larta, për këtë dallohemi. Ne zakonisht këtë kemi perceptim të brendshëm edhe sidomos për jugun, kur themi se çmimet janë të larta. Nuk është e vërtetë që çmimet në jug janë të larta dhe në kushtet kur ka një sezon shumë të shkurtër, i tërë rentabiliteti i asaj zone nuk përballohet veçse me çmimet që ka”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta