“Putin do hakmerret”- Gazetari: Sulmi në Moskë për të destabilizuar Rusinë, skenari

23 Mars 2024 | 21:58

Gazetari Misha Pumo ishte i ftuar këtë të shtunë i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku zbuloi detaje nga sulmi terrorist i ndodhur në Moskë.

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Moska, gazetari tha se plani i terroristëve mund të ketë qenë dhe destabilizimi i Rusisë. Sipas tij, duke qenë se terroristët janë nga Taxhikistani, kjo do të mund të nxiste një përplasje mes ultra-nacionalistëve rusë dhe popullsisë taxhike që jeton në Rusi, duke krijuar një kasaphanë.

Ai shtoi se hakmarrja e Putin, ndaj grupit ISIS-K nuk do të mungojë, por do të marrë kohë.

“Është herët për të parë një reagim. Ngjarjet sollën një tmerr dhe nuk ka vend për të thurrur lëvdata. Koha do ta tregojë sa do të jetë në gjendje Putini ta kthejë këtë situatë në favot të vetë. Këto akte kanë me siguri destabilizimin e situatës në Rusi. Ndjellin urrejtje ndërnacionale të popujve, duke qenë se të gjithë terroristët ishin nga Taxhikistani kjo mund të nxiste një përplasje të ultra-nacionalistëve rusë me taxhikët që jetojnë në Rusi. Kjo mund të shkaktonte një kasaphanë, kjo ishte një gjë e mundshme. Është si është Putini, por ai nuk vepron në mënyrë histerike, të gjitha veprimet e tij janë gjakftohta. Nëse ai do të krijojë një fushatë kundër këtij ISIS-K do të marrë kohë dhe nuk do të jetë sot për nesër. Hakmarrja do të jetë pasi ndryshe autoriteti  itij do të lëkundet”, tha gazetari.

Kujtojmë se sulmi, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, është më i rëndi që ndodh në Rusi që prej pengmarrjes në një shkolle në Beslan në vitin 2004.

Agresorët, të veshur me rroba kamuflazhi, hapën zjarr ndaj të pranishmëve pak përpara se grupi rok i epokës para sovjetike, “Picnic”, të performonte në sallën me 6.200 vende në Krokus City Hall.

Pamje të publikuara tregojnë njerëz që ngrihen nga sediljet e tyre dhe vrapojnë drejt daljeve, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna dhe klithma.

Gjithashtu, terroristët përdorën edhe bomba molotov dhe shumë shpejt, godina u përfshi nga flakët.

Autoritetet ruse, që nisën një hetim mbi ngjarjen duke e klasifikuar atë si sulm terrorist, druhen se bilanci i viktimave mund të jetë më i rëndë.

Ato kanë saktësuar se krahas të vdekurve janë edhe rreth 145 të plagosur, nga të cilët 40 janë në gjendje kritike në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026