Putin do shpallë fitoren ndaj Ukrainës e NATO-s, Bild: Zbulimet e shërbimeve sekrete
Vladimir Putin ka ndërmend të shpallë fitoren ndaj Ukrainës dhe NATO-s më 24 shkurt, kur bëhet dhe trevjetori i nisjes së agresionit rus.
Lajmin e bëjnë të ditur gazeta gjermane “Bild” dhe ajo ukrainase “Kyiv Independent”, që citojnë burime pranë shërbimeve sekrete ukrainase.
Sipas këtyre të fundit, Kremlini do të përdorë edhe bisedimet e fundit me administratën amerikane në Arabinë Saudite për të imponuar kushtet e tij për paqen në botë, si dhe të etiketojë vendet evropiane që mbështesin Ukrainën si “armiq të paqes”.
Ndërkohë, pavarësisht replikave dhe ftohjes së marrëdhënieve, Uashingtoni dhe Kievi po vazhdojnë negociatat për shfrytëzimin e mineraleve strategjike ukrainase.
Më herët, refuzimi që presidenti Zelensky i bëri propozimit fillestar të Shteteve të Bashkuara acaroi presidentin Donald Trump – ka deklaruar një zyrtar i lartë ukrainas për agjencinë e lajmeve “AFP”.
“Bisedimet janë në zhvillim. Ka një shkëmbim të vazhdueshëm dokumentesh dhe jemi në pritje të përgjigjes amerikane”, ka bërë të ditur zyrtari, që ka ruajtur kushtin e anonimatit.
Ndërkohë, “New York Post” ka shkruar në edicionin online se presidentit Zelensky nuk ka më asnjë mbështetës në rrethin e ngushtë të presidentit Trump dhe përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe rrezikon të dobësojë pozicionin e Kievit në bisedimet e paqes me Rusinë.
Një burim i afërt me Trump ka deklaruar për gazetën amerikane se për Zelenskyn dhe botën zgjidhja më e mirë është që të lërë detyrën dhe të emigrojë menjëherë në Paris.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij