Putin takon kryeministrin izraelit në Moskë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri i Izraelit Naftali Bennett janë takuar të shtunën në Moskë.
Takimi ka zgjatur rreth tre orë, konfirmon një zyrtar izraelit.
Zyrtari tha gjithashtu se takimi është mbajtur me miratimin e SHBA, Gjermanisë dhe Francës në kuadër të dialogut me Ukrainën.
Pas takimit me Putin, Bennett u nis drejt Berlinit ku do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Tri ditë më parë, kryeministri izraelit ka zhvilluar dy telefonata telefonike të ndryshme me Putinin dhe Zelenskin.
Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar Izraelit të ndërmjetësojë armëpushimin me Rusinë.
Edhe pse Izraeli ka dënuar pushtimin rus, Bennet ka qenë i kujdesshëm me mënyrën se si i është drejtuar Moskës, duke shmangur akuzat e drejtpërdrejta ndaj Putinit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda
- 08:25 Telefonoi 3 herë FIFA-n, Trump ndërhyri për të hequr pezullimin e Folarin Balogun për ndeshjen kundër Belgjikës
- 08:25 Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
- 08:23 Kolaps në Ministrinë e Jashtme britanike, hakerët rusë vjedhin të dhënat qeveritare dhe i nxjerrin në shitje: Kostoja 44 mijë paund
- 08:18 Rama e nis javën me një mesazh ndaj kundërshtarëve, poston poezinë e Agollit: Balta ngrihet mbi mua e pasur