Putin uron 8 Marsin: Jini krenare për djemtë ushtarë, do të mbrojmë atdheun
Kur e gjithë vëmendja e botës është tek lufta në Ukrainë dhe aksionin e Rusisë në këtë shtet, presidenti Vladimir Putin ka një mesazh duke uruar gratë dhe vajzat për 8 marsin.
Në një video mesazh shefi i Kremlinit i falënderon për mbështetjen në këto kohë të vështira.
“Ju përgëzoj sinqerisht për Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Jetojmë në kohë të vështira. Por edhe gjatë sprovave më të vështira të Luftës së Madhe Patriotike, asgjë nuk mund t’i pengonte burrat rusë të rrëfenin dashurinë për gratë e tyre, dhe kjo dashuri shërbeu si mbështetje dhe frymëzim”
Një mesazh të veçantë Putin e kishte për nënat, gratë të cilat kanë të afërmit e tyre në luftë.
“Dëshiroj t’u drejtohem nënave, grave, motrave, nuseve dhe të dashurave të ushtarëve dhe oficerëve tanë që tani janë në betejë, duke mbrojtur Rusinë gjatë një operacioni ushtarak special. Unë e kuptoj se shqetësoheni të dashurit tuaj. Ju mund të jeni krenarë për ta ashtu siç krenohet e shqetësohet i gjithë vendi. Më lejoni të theksoj se ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak nuk marrin pjesë dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi dhe nuk do të ketë thirrje shtesë të rezervistëve”, tha presidenti rus.
Në fund të mesazhit duke kujtuar fjalët e Perandoreshës Katerina II presidenti rus la të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga aksioni i tij në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)