Putini po mashtrohet nga këshilltarët e frikësuar, thotë SHBA

31 Mars 2022 | 09:00

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po keq informohet nga këshilltarët e tij, të cilët janë shumë të frikësuar për t’i treguar se sa keq po shkon lufta në Ukrainë.

Uashingtoni pretendon se, Putini nuk është në dijeni për ndikimin e plotë të sanksioneve në ekonominë ruse, shton Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja, Kate Bedingfield tha se SHBA ka informacion se Putin ‘ndihet i mashtruar nga ushtria ruse’ duke sjellë tension të vazhdueshëm mes tij dhe lidershipit ushtarak.

“Lufta e Putinit ka qenë një gabim strategjik dhe e ka lënë Rusinë më të dobët në afatgjatë dhe e ka izoluar nga bota”, tha ajo.

Kremlini ende nuk ka bërë një koment mbi këtë pretendim, raporton BBC.

Shërbimi inteligjent britanik informon se trupat ruse në Ukrainë janë shumë të demoralizuar, për shkak të mungesave të pajisjeve dhe po refuzojnë të marrin urdhra.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby thotë se  ‘mos informimi i Putinit’ mund të çojë në negociata të pafrytshme Rusi-Ukrainë.

Negociatat mes dy vendeve pritet të nisin më 1 prill, sipas negociatorit ukrainas David Arakhamia.

Delegacionet e Moskës dhe Kievit mbajtën 3 orë diskutime në Stamboll të martën.

Ukraina thotë se ka propozuar që të bëhet ‘shtet neutral’ në shkëmbim të garancive për sigurinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026