Qafa: S’është mbyllur hetimi për sasinë e parë, po hetohen punojnësit e kompanisë

6 Nëntor 2022 | 20:49

Avokati i kompanisë “Ziko”, Ilir Qafa thotë se hetimi për ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë, ku një kontejner u grabit, ende po vazhdon.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Qafa nënvizoi se lidhur me këtë rast, po hetohen edhe punonjës të kompanisë.

“Ai proces është akoma në ecje e sipër, një proces që nuk është mbyllur përfundimisht. Prokuroria është duke hetuar, aty pjesë kanë qenë edhe punonjës të kompanisë. Me gjithë respektin për përpjekjet, nuk është e mundur që të lidhësh me patjetër, autorësinë e asaj ngjarjeje me stafin e kompanisë. Mund ta imagjinoj se si mund të përfundojë ky proces. Është një proces në krye e sipër”, theksoi ai.

Më 17 korrik, një kontejner i ardhur me banane nga Amerika Latine u gjet i hapur në portin e Durrësit.

Personat kanë marrë nga aty disa arka në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë. E gjithë situata u ka shpëtuar punonjësve të sigurisë duke bërë që autorët të largohen pa problem.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Kryesia e PD, Kuçana: Jam politikane terreni, nuk harxhoj kohë për të zënë një karrige

Demokratja, Besjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së...
21:31 | 03/07/2026

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026