Qëlloi me armë drejt banesës së dy vëllezërve në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

12 Prill 2025 | 11:27

Një 30-vjeçar, i akuzuar se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Vorës.

Sipas policisë, shtetasi A.C., i cili ka precedentë të mëparshëm kriminalë, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe armëve shpërthyes”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 30-vjeçarin A.C., i cili në bashkëpunim me shtetasin L.L., pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje, në tetor të vitit 2023.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe armëve shpërthyes”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve(vëllezër).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026