“Qepa e Serbisë në tregun e Lushnjës”, Sharka: Nuk habitem, ishte e paralajmëruar
Eduard Sharka, ish-kryetar i shoqatës së fermerëve ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për importet në Shqipëri.
Nisur nga një video e postuar e deputetit Erion Braçe i cili shfaqej i habitur që në tregun e Lushnjës kishte parë shumë ushqime të importuara nga jashtë, mes produkteve ishte edhe qepa e importuar nga Serbia, e cila siç u shpreh Braçe po konkurron produktin vendas, Sharka tha se kjo situatë ishe një situatë e paralajmëruar prej kohësh.
“Unë nuk jam i habitur. Kjo është një situatë e paralajmëruar. Kur bujqësia menaxhohet me një politik të tillë, me të tilla politika ekonomike dhe fiskale, këtu do të arrinim. Madje ky është fillimi i rënies. Ka tre vite , sipas të dhënave të INSTAT ka rënie. E kemi paralajmëruar në 2018-2019 , ju rikujtoj protestat e fermerëve në Lushnjë, i çuan 5 kërkesa ministrit të bujqësisë, ministrit të financave, kryeministrit”,-tha Eduard Sharka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit