Qeveria teknike me kryeministër shqiptar në RMV, shpallen sot emrat e ministrave

24 Janar 2024 | 16:37

Kryeministri dhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga Dimitar Kovaçevski, nesër do të japin dorëheqje kolektive. Disa prej tyre do të kthehen vetëm pak ditë më vonë si pjesë e qeverisë teknike, ndërsa disa do të zëvendësohen nga ministrat e propozuar prej partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO DPMNE.

Kështu do të fillojnë afatet për formimin e një Qeverie teknike të kryesuar për herë të parë nga një shqiptar, kryetari aktual i Kuvendit Talat Xhaferi, Qeveri kjo e destinuar për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

“Vendimi ishte që ditën e nesërme të fillon procedura me dhënien e dorëheqjes së Qeverisë, raportimi deri tek presidenti se Qeveria është në dorëheqje, pason dorëheqja  e kryetarit të Parlamentit nga detyra e kryetarit me çka hapet mundësia që në seancën e parë të radhës që është caktuar për 26 janar, të mund të konstatohet dorëheqja e Qeverisë aktuale dhe kryetarit të Parlamentit, me çka hapet rruga që në të njëjtën seancë të plotësohet rendi i ditës. Si pikë e parë zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit, dhe në të njëjtën ditë supozoj që kryetari i shtetit me propozim të shumicës parlamentare tia ndajë mandatin mandatorit të ardhshëm”, deklaroi Xhaferi.

Pas marrjes së mandatit, Talat Xhaferi më 27 janar duhet të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë teknike që do ta drejtojë.

Më 28 janar do të caktohet seanca për zgjedhjen e qeverisë teknike dhe më pas do ketë edhe një seancë tjetër shtesë për zgjedhjen e zëvendësministrave si dhe për verifikimin e mandatit të deputetit  i cili do të zëvendësojë Talat Xhaferin.

VMRO-DPMNE sonte në mbrëmje do të mbajë seancën e Komitetit Ekzekutiv në të cilën pritet të shpallen emrat e ministrave të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe zëvendësministrave shtesë të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Bujqësisë që do të jenë pjesë e Qeverisë teknike.

Qeveria teknike do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare të cilat janë caktuar për 8 maj ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë edhe zgjedhje presidenciale të caktuara për 24 prill kur pritet që shumica e forcave politike të dalin me kandidatët e tyre, përfshirë këtu edhe partitë politike shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026