Debate për Vetëvendosjen në RMV, opozita maqedonase: Turbofolk parazgjedhor 

26 Dhjetor 2023 | 17:19

Opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet një tjetër partneritet, bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosja të Albin Kurtit.

Gjatë promovimit të bashkëpunimit zyrtar të kësaj partie me bllokun opozitar u bë me dije se Vetëvendosja do të delegojë përfaqësues të saj nga Maqedonia e Veriut që do të garojnë në emër të koalicionit Lidhja Evropiane për Ndryshim, pa hapur përfaqësinë e partisë në RMV.

“Jemi këtu bashkë me Bilalin, Afrimin, por prej sot jemi zyrtarisht edhe me Bekim Qokun, anëtarin e këshillit të përgjithshëm dhe këshilltarin e kryeministrit Albin Kurtit. Me partneritet, por e nisim këtë rrugë, për ta bërë ndryshimin, ashtu siç ndodhi ndryshimi në Kosovë, në Luginën e Preshevës, pra radhën ndryshimi e ka të vjen tek shqiptarët e Maqedonisë”, tha Izet Mexhiti, Lëvizja Evropiane për Ndryshim.

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, i bëri thirrje partisë shqiptare në pushtet, Aleanca për Shqiptarët, që t’i bashkohet opozitës, ndërsa uroi për ndryshim të pushtetit tek blloku shqiptar.

“Vetëvendosje normalisht nuk mund të rrijë duarkryq dhe ti sodisë ngjarjet këtu në Maqedoni se çfarë ndodhë këtu. Vetëvendosje doli nga një rebelim i etablimit të politikave korruptive që me çdo kusht kapen pas pushtetit pa sjellë ndonjë ndryshim për qytetarët. Ne duam ta sjellim këtë ndryshim edhe këtu. Edhe të ju ndihmojmë koalicionit ekzistues për ta sjellë këtë ndryshim, për ti eliminuar diskriminimet e dyfishta”, u shpreh Bekim Qoku, këshilltar i Albin Kurtit nga RMV.

Partitë shqiptare në pushtet ende nuk e kanë komentuar bashkëpunimin e Vetëvendosjes me bllokun opozitar shqiptar, ndërsa VMRO DPMNE-ja maqedonase e ka quajtur si folklor parazgjedhor.

Ky zhvillim ishte i paralajmëruar prej një kohë të gjatë, pasi në gusht të këtij viti ishte vetë kryeministri Albin Kurit, i cili zhvilloi një vizitë joformale në Shkup e Tetovë, ndërsa takimi i tij me krerët e dy komunave me shumica shqiptare u interpretua si mbështetje e hapur e tij për partitë opozitare shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026