Qeveria vendos shpërblim 55 mijë lekë për punonjësit social, por nuk përfitojnë të gjithë
Qeveria ka vendosur të shpërblejë me 55,000 lekë punonjësit social, të cilët janë angazhuar me kohë të plotë në këtë periudhë pandemie, por shpërblimi duket se nuk përfshin të gjitha kategoritë.
Në vendimin e marrë të mërkurën, qeveria shprehet se do të shpërblejë me 55 mijë lekë “personelin që shërben në institucionet e përkujdesit shoqëror rezidencial publik në përgjegjësi të bashkive”.
Sipas ligjit, shërbime rezidenciale, janë ato të kujdesit 24-orësh dhe afatgjatë për njerëzit në nevojë, si për shembull strehëzat, azilet, apo shtëpitë e fëmijës.
Mbetet e paqartë nëse do të ketë apo jo shpërblime për punonjësit social të qendrave ditore apo qendrave komunitare, të cilat janë angazhuar edhe në shpërndarjen e paketave ushqimore të moshuarve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.
Prej nëntorit të vitit 2019, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, punonjësit social, sidomos të Bashkisë Tiranë, kanë punuar pa shkëputje nga puna, ndërkohë që një pjesë e tyre nuk përfituan dot as shpërblime të fundvitit.
E njëjta situatë me angazhim edhe përtej orareve të punës është ripërsëritur dy muajt e fundit, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë