Quhet ‘imorale’ thirrja e Rusisë për të evakuuar Ukrainasit me një kusht
Ditën e sotme, zëvendës kryeministrja ukrainase Iryna Verschchuk i quajti 6 korridoret humanitare të propozuara nga Rusia ‘imorale’.
Nga 4 qytetet e përmendura në propozimin rus, vetëm Mariupol dhe Sumy ofrojnë shtigje evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.
Të gjitha shtigjet e tjera do t’i dërgonin qytetarët ukrainas drejt Rusisë ose Bjellorusisë – dy vende të cilat janë të përfshira drejtpërdrejtë në konfliktin kundër Ukrainës.
“Kjo është një mënyrë tejet e papranueshme për të hapur korridoret humanitare,” – tha Vershchuk.
“Njerëzit tanë nuk do të shkojnë nga Kievi në Bjellorusi, që më pas të dërgohen drejt e për në Federtën Ruse” – shtoi ajo.
Në mesnatën e të dielës, Rusia dërgoi një letër drejt qeverisë ukrainase ku propozonte një armëpushim të përkohshëm në një fashë orari që niste në ora 10:00 të mëngjesit me orën lokale ruse.
Në përgjigje të kësaj, Ukraina i dërgoi Rusisë kushtet e saj për shtigjet e evakuimit ku specifikohej se qytetarët ukrainas duhet të evakuoheshin për ne perëndim të vendit, larg Rusisë dhe jo drejt saj.
Vereshchuk i bëri thirrje SHBA-së, BE-së, Francës e Britanisë së Madhe për t’iu ardhur në ndihmë me ngritjen e këtyre korridoreve.
LEXONI GJITHASHTU:
- A mund të jetë radha e Moldavisë pas Ukrainës?
- Rreziku nuklear: Rusia kërkon centralin e 3-të bërthamor në Ukrainë
- Pamje tronditëse të qytetarëve që mundohen t’i ikin bombardimeve pranë Kievit
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid