Qumështi formulë i kontaminuar, a është përdorur për bebet në Shqipëri?
Mjekja, Adela Sula e ftuar në emisionin “Health O’Clock” ka folur lidhur me alarmin në Europë për disa formula që kanë rezultuar me praninë e një toksine që është e dëmshme për fëmijët. Mjekja theksoi se deri tani në vendin tonë nuk ka patur probleme lidhur me qumështin formulë.
Ajo shton se nënat e reja duhet të pyesin gjithmonë mjekun në në qoftë se duhet t’i fillojnë një shtesë fëmijës së tyre dhe cilën shtesë duhet t’i fillojnë.
“Në fakt ne në vendin tonë nuk deri në këto momente nuk kemi pasur problematika të tilla. Nuk janë cilësuar formula që janë përdorur nga fëmijët. Flasim në praktikën tonë të përditshme klinike me këtë përmbajtje dhe që të jenë tërhequr nga tregu.
Për këtë arsye nuk kemi vërejtur komplikacione të lidhura me përdorimin e një qumështi të kontaminuar me këtë substancë, por absolutisht ajo çfarë unë i them nënave të reja është që duhet të pyesin gjithmonë mjekun, pediatrin dhe në në qoftë se duhet t’i fillojnë një shtesë fëmijës së tyre dhe cilën shtesë duhet t’i fillojnë.
Sepse normalisht sot edhe media po luan një rol shumë të madh në informimin e nënave dhe vetë nënat janë çdo ditë e më shumë të përgjegjshme për atë që duhet t’i japi një fëmije të porsalindur. Në momentin që një nga nënat mund t’i ketë filluar me apo pa këshillën e mjekut neonat fëmijës shtesat ushqimore të qumështit formulë.
Çrregullimet kryesore lidhen me çrregullime të traktit gastrointestinal, pra që mund të lidhen me të vjella të pashpjegueshme të cilat mund të jenë në sasi më të madhe sesa normalisht që mund të vjellë edhe një fëmijë i porsalindur dhe jashtëshitja mund të jenë më të shpeshta në frekuencë gjatë ditës dhe mund të shkaktojnë probleme që mund na çojnë në drejtim të dehidratimit të bebit të porsalindur. Në çdo rast në çdo rast duhet të kontaktojnë një profesionist të shëndetësisë, pra duhet të kontaktojnë mjekun,” tha mjekja.
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse