“Qytetar nderi” pas vdekjes, aktori Xhevdet Ferri nderohet nga Bashkia e Durrësit

17 Janar 2024 | 17:59

Në një solemnitet të veçantë në qendrën kulturore “Aleksandër Mosiu”, bashkia e Durrësit ka nderuar aktorin e ndjerë Xhevdet Ferri, duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Në ceremoni morën pjesë kolegë aktorë, bashkëpunëtorë, miq dhe famijarë, në kujtim dhe respekt të artistit. 

Kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, i dorëzoi titullin vajzës së aktorit, me një motivacion të ngrohtë, duke e vlerësuar si personalitet të shquar në shumë fusha, duke përfshirë artin, kulturën, edukimin dhe angazhimin politik në favor të qytetit të Durrësit.

Në këtë ceremoni të ndjeshme, aktorët e tjerë kanë ndarë kujtime dhe respekt për kontributin e tij të shquar në skenë dhe ekran.

Me humbjen e tij para katër vitesh, arti dhe kultura humbën një figurë të shquar, që ka lënë pas një trashëgimi të pashtershme me shumë filma  nga viti 1980 e në vazhdim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026