Qytetarët mes trafikut dhe gjobave nga bllokimi i rrugës te Liqeni i Thatë

8 Qershor 2022 | 16:21

Me hapjen e kopshtit zoologjik, Bashkia Tiranë vendosi që segmenti i rrugës Liqeni i Thatë të kalojë me një drejtim lëvizjeve. Sipas bashkisë, ky vendim erdhi për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Por banorët thonë se trafiku nuk është lehtësuar. Ata që jetojnë pranë kopshtit zoologjik duhet të bëjnë 6-fish më shumë rrugë për të shkuar në shtëpi.

“Jam banor te ky pallat. Duhet të bëj 2 km më tepër, kosto, trafik, stres. Është kosto shumë e madhe, trafiku është po i njëjtë, për të mos thënë më i përkeqësuar”, shprehet një banor.

Edhe bizneset ankohen se nuk u vijnë më klientë për shkak të bllokimit të rrugës

“Na prish punë se ne kemi rënie punë katër ditë-pesë ditë. Unë tani i bie rreth e rrotull të vij në biznes”, thotë pronari i një biznesi në zonë.

Bashkia Tiranë ka vendosur që në këtë segment të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të transportit urban. Por nga vëzhgimi i Euronews Albania rezulton se përveç autobusëve, lejoheshin edhe furgonët që sjellin vizitorë në kopshtin zoologjik.

Policët qëndrojnë në hyrje të rrugës për të mos lejuar kalimin.

Shoferëve që kalojnë u hiqet patenta për tre muaj dhe gjobiten nga 5-10 mijë lekë.

“Një herë në javë mund të kaloj, ne jemi mësuar kështu në këtë mënyrë. Nuk e kuptoj këtë lloj sistemi, unë patentën e kam mjet pune”, shprehet një drejtues mjeti.

Banorët e zonës kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë dhe janë në pritje të një reagimi. Sot për sot, njëri kah i rrugës është bllokuar dhe trafiku vazhdon të jetë i rënduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026