Qytetarët në Kosovë solidarizohen me popullin turk pas tërmetit

9 Shkurt 2023 | 18:38

Përveç ndihmës shtetërore për Turqinë, solidar me të prekurit nga tërmeti po tregohen edhe qytetarët e Kosovës. 

Përmes një organizate kulturore turke në Prishtinë ka filluar grumbullimi i ndihmave të ndryshme për qytetarët turq që pësuan nga lëkundjet e tokës. 

Gatishmëria e qytetarëve për të kontribuar, sipas organizatorëve është shumë e madhe. 

Jëlldëraj Bajrami, organizator i aksionit për mbledhjen e ndihmave tregon se me ndihmën e vullnetarëve, kryesisht nxënës të shkollave po bëhet seleksionimi dhe paketimi i ndihmave ndërsa shpërndarja bëhet nga organizatat në Turqi. 

Po ashtu, ai tregoi se po mblidhen edhe para nga qytetarët e Kosovës.

Qytetarët nga ana tjetër tregojnë se e kanë përjetuar rëndë dhe po mundohen të ndihmojnë me mundësitë e tyre.

Aksioni i mbledhjes së ndihmave do të vazhdojë deri të shtunën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026