Qytetarët të ndarë pro dhe kundër kërkesës së Zelenskit për turistët rusë

4 Maj 2022 | 16:39

Presidenti i Ukrainës në fjalën e tij që mbajti dje në parlamentin e Shqipërisë, kërkoi nga ne që të ndalohen anijet dhe turistët rusë.

Qytetarët shqiptarë ndahen në mendime për këtë çështje, por të gjitha ata mendojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është fajtor për luftën në Ukrainë.

“Patjetër, sepse po vrasin njerëz të pafajshëm”, shprehet një i moshuar.

“Ukrainasit dhe rusët kanë ardhur vazhdimisht për plazh, por në këto raste që është një situatë e nxehtë besoj se duhet të ndalohen”, thotë një tjetër qytetar.

“Besoj se po, vetëm për solidarizim për luftën në Ukrainë pavarësisht se dëmton turizmin”, deklaron një i ri.

Ka edhe nga ata qytetarë që shprehen kundër, mes tyre dhe një  turist i huaj që po viziton vendin tonë.

“Nuk është korrekte, jo të gjithë rusët mendojnë njësoj apo të jenë në anën e gabuar”, deklaron një turist i huaj.

“Pse t’i ndalojmë? A jemi të lidhur me të gjithë botën, le të vijnë. Putini duhet dënuar, ai i vrau fëmijët”, thotë një i moshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026