Qyteza e Gajtanit, vendbanimi ilir që të kthen pas në kohë
Rrugëtimi nga “Shpella e Gajtanit” për në rrënojat arkeologjike të qytezës së hershme jashtë Shkodrës është një itinerar i këndshëm dhe i lehtë për t’u bërë me ecje.
I ngjashëm me rrugëtimin e lashtë që kanë bërë dikur banorët e kësaj zone “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin së bashku me profesorin e gjeografisë Aleks Dushi të veçantat e këtij rrugëtimi.
Rrugës gjenden lehtësisht copëza enësh balte të cilat profesor Dushi thotë se mund të jenë të shekullit të VI-të. Profesori thotë se zona ka qenë e njohur për prodhimin e këtyre enëve dhe lidhet edhe me gjetjet arkeologjike të bëra më tutje në zonën e Komanit nga arkeologia Hënë Spahiu.
Profesor Dushi tha se një ndër arsyet e pranisë së copëzave qeramike, është se dikur në këtë zonë mendohet të ketë pasur një punishte qeramikeje ndërsa shumica e enëve përdoreshin për vaj dhe verë.
Interesant ishte e ashtuquajtura “besa e gjarprit”, traditë e lashtë kjo, të cilën e interpretoi Loneta. Kjo “besë” ishte një thirrje pagane drejtuar natyrës për mbrojtje nga gjarpërinjtë.
Rrënojat e qytezës së Gajtanit shihen lehtësisht me sy pasi janë ende një masiv i madh gurësh me trashës deri në 3.5 metra, ose ndryshe sa tre njerëz të rreshtuar për-një-anë.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë