Rafael Nadal mungon në Monte Carlo, shkak gjendja shëndetësore
Rafael Nadal po kalon një periudhë të errët në karrierën e tij, e duke gjithnjë e më pranë largimit nga ky sport. Spanjolli nuk po gjen momentin e duhur për t’u rikthyer në aktivitet, gjë që ka mërzitur mbështetësit anë e mbanë botës. Pas mungesës në Miami Open, 37-vjeçari ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm as në kompeticionin e Monte Carlos, shkak është gjendja shëndetësore, ndaj sportisti nuk ndihet gati.
“Këto janë shumë kohë të vështira për mua sa i takon aspektit sportiv. Për fat të keq më duhet t’ju lajmëroj se nuk do të marr pjesë në Monte-Carlo, trupi im nuk më lejon të luaj. Edhe pse po punoj shumë dhe po bëj të pamundurën për të luajtur dhe të konkurroj në nivele të larta, e vërteta është se për momentin nuk mund të luaj. Nuk e keni idenë se sa e vështirë është kjo për mua. Por, e vetmja gjë që mund të bëj është të pranoj realitetin dhe të shoh me entuziazëm nga e ardhmja, me dëshirën se gjërat mund të përmirësohen”, deklaroi Nadal.
Monte Carlo do të jetë kryeqendra e tenisit duke nisur nga 7 prilli e deri në datën 14, ku yjet e këtij sporti do të garojnë për fitimin e një tjetër trofeu sezonal.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Djokoviç më i miri në histori’, Nadal elozhe serbit: Arritje të padiskutueshme
- Djokoviç ‘shkëlqen’ në Londër, tenisti serb fiton mes spektaklit, mposht Kaçin
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026