Ragmi Mustafi komenton situatën në Veri: Bota serbe përjashton çdo etni tjetër

27 Maj 2023 | 14:48

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi tha në një intervistë për Euronews Albania se bota serbe përjashton çdo etni tjetër që s’ka lidhje me ta.

Sa i takon komenteve të ndërkombëtarëve për situatën në Veri, ku është “kryqëzuar” Kosova, Mustafa u shpreh se e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës.

“Sigurisht do të duhej të koordinohej dhe me bashkësinë ndërkombëtare. Unë jam i bindur që ata kanë qenë të njohur me zhvillimet se çfarë po ndodh dhe si do të ndodhë, megjithatë qeverisë së Republikës së Kosovës i takon të vendosë, të marrë vendime për komunat dhe për institucionet që janë në kuadër të Republikës së Kosovës,” – u shpreh Mustafa.

Ai tha ndër të tjera se çfarë ndodh në Kosovë reflektohet dhe në Luginën e Preshevës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026