Rama bën bilancin: 5.6 mln turistë vizituan Shqipërinë, mbi 1 mld të ardhura
Në konferencën e bilancit të sezonit turistik, kryeministri Edi Rama deklaroi se ky sezon ka qenë surprizues, ku mbi 5.6 mln turistë vizituan Shqipërinë.
Sipas kryeministrit, në 6 mujorin e parë ka pasur mbi 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi.
“Sezoni ka qenë surprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonominë. Në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pothuajse dyfishi i vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë 5.6 mln turistë. Është 1.3 mln më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se edhe Tirana ka pasur një bum turistësh, ku hotelet dhe apartamentet kanë qenë plot.
Ai shtoi se ende ka shumë për të bërë për sigurinë në plazhe, si rezultat i rritjes së mjeteve lundruese.
“Tragjedia që ndodhi në Himarë ishte një kambanë e fortë alarmi për këtë punë”, tha kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:41 A do të zëvendësohet puna njerëzore nga inteligjenca artificiale? Ja rolet që preken më shumë
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit