Rama: Çmimi i naftës në Shqipëri më i larti në rajon, kemi taksat më të ulëta
Kryeministri Edi Rama pranoi se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, por theksoi se taksat në vend janë më të ulëtat.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, duke iu përgjgjur deputetes demokrate Jorida Tabaku, Rama u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku biznesi i vogël nuk paguan taksë dhe TVSH për xhiro deri në 100 milionë lekë.
“Është një e vërtetë për të cilën ne kemi dhënë argumentat pse. Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon. Kjo është e vërtetë. Por, ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta, sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë.
Zero taksë dhe zero TVSH deri në 100 milion xhiro. Ndryshe nga rajoni, ne vërtet e kemi më të lartë se të tjerët taksën mbi biznesin e madh, por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike”, tha Rama.
Bordi i Transparencës vendosi këtë të mërkurë që çmimi i naftës të jetë 258 lekë për litër.
Ndërsa, çmimi i benzinës 243 lekë/litri dhe ai i gazit të jetë 86 lekë/litri.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta