Rama: I rëndësishëm dialogu me Serbinë, edhe pse s’është anëtare e NATO-s
Kryeministri Edi Rama u shpreh se në konceptin e ri strategjik të NATO-s, theksohet roli i Ballkanit Perëndimor për aleancën.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, Rama nënvizoi se është i rëndësishëm vijimi i dialogut me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Serbinë, edhe pse nuk është anëtare e aleancës.
“Koncepti i ri strategjik që ne sapo kemi miratuar, thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n. Ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por është pjesë e rajonit tonë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama shprehu nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në Partneritet për Paqe, edhe pse tha se ka kufizime politike nga disa aleate.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani