Kreu i qeverisë Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së tha se objektivi i tyre është që të fitojnë zgjedhjet e 2025.
Ai theksoi se në procesin paraprak deri më tani kanë marrë pjesë 55 mijë anëtarë të PS, ndërsa shtoi se kanë pasur një sërë problematikash me organizimin, dhe komunikimin me të gjithë anëtarët për shkak se ka pasur lëvizje demografike.
“Kemi objektiv që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve që kemi zhvilluar deri tani. Kemi konstatuar se në këtë proces kanë paraprak kanë marrë pjesë mbi 55 mijë anëtarë të PS. Ka pasur një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me komunikimin me të gjithë anëtarët për shkak se ka pasur lëvizje demografike. Nuk jemi nxituar me anëtarësimet e reja. Na është dashur të bëjmë një skanim objektiv të situatës në territor, por nuk ka qenë ky objektivi i kësaj faze, ndërkohë që faza 15 shkurt- 15 mars është periudha që do merremi dhe me anëtarësimet e reja.
Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëjë vetë sepse pakënaqësia na ka çuar dhe më çon përpara”-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kemi pasur qasje vetë-kritike”, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Asamblesë së PS
- Grafite me ngjyrat e flamurit serb shfaqen në katër komunat e veriut të Kosovës