Rama konferencë me Von der Leyen: Morëm vlerësime shumë pozitive
Kryeministri Edi Rama pas takimi me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat. Rama ka zbuluar se gjatë takimit me Von der Leyen kanë diskutuar lidhur me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se presidentja e KE-së ka dhënë vlerësim pozitiv dhe se do të vijojë përpjekjet për të përmbyllur të gjitha detyrat që Shqipëria ka marrë përsipër. Rama shtoi se një temë tjetë që u diskutua ishte e forcimi i bashkëpunimit në rajon.
“Folëm për planin e ri të rritjes që BE dhe Komisionit që nën udhëheqjen Von der Lyen i kanë vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhëne çdo vendi mundësinë që përkundër axhendës dhe realizimit të objektivave te financohet nga BE ne mbështje të thellimit të mëtejshëm të reformave.
Edhe në këtë pikë morën një vlerësim shumë pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri të gjitha detyrat qe kemi marrë përsipër. Kemi folur edhe për forcimin e bashkëpunimit në rajon duke patur parasysh domosdoshmërinë qe të lidhemi shumë më fort në funksion të qenies tonë në mes jo thjeshtë të Evropës por në funksion të së nesërmes tonë që është në Bashkimin Evropian”, tha Rama.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza