Rama: Krenar, mësuesit shqiptarë me rezultate pozitive në testin ndërkombëtar TALIS

10 Tetor 2025 | 15:28

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në prezantimin e raportit të OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit. Rama u shpreh se vendi ynë ka dalë me rezultate domethënëse pozitive në këtë anketë.  Ai theksoi se anketa ka treguar se 85% e mësuesve e kanë zgjedhur vetë mësimdhënien si vokacion dhe profesion.

“Ka disa të dhëna pozitive shumë inkurajuese edhe përsa i përket objektivave që kemi duke pasur parasysh nevojën për të nxitur më tutje teknologjinë, patjetër që është shumë inkurajuese që mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë se sa mesatarja e të gjithë sistemeve të marra së bashku në këtë anketim.

Po ashtu na vjen mirë të shohim që përpjekjet që kemi bërë për partneritetin mes shkollës, prindërve dhe nxënësve duke nxitur modelin e shkollës qendër komunitare por dhe ndërveprimin, reflektohet si një element më pozitiv se mesatarja e sistemeve të anketuara,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se mbështetja e mësuesve të rinj, ulja e ngarkesës së punës dhe përfshirja e AI në praktikat e klasës janë objektiva që duhet t’i ndjekin bashkërisht.

“Ka një shqetësim që ne nuk na gjen të papërgatitur, por që reflektohet në anketim se një pjesë e mësuesve të rinj ata nën 30 vjeç raportojnë se mund ta lënë profesionin nëse nuk do ndihen të mbështetur dhe të motivuar mjaftueshëm,’ shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026